OBRM-PDUKM kërkon të ketë test negativ për hyrje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oliver Zafirovski nga OBRM-PDUKM sot kërkoi që të ketë test negativ gjatë hyrjes në Maqedoni.

“Në kohën kur dhjetëra pacientë tashmë po mjekohen nga lloji delta i coronavirusit dhe kur vendet e botës po mendojnë t’i mbyllin kufijtë, Qeveria në Maqedoni po sillet në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Zafirovski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komisioni për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Igor Nikollov kërkoi masa në mënyrë që të parandalihet përhapja e këtij lloji të coronavirusit.

“Gjatë mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk u miratua asnjë masë. Të gjithë jemi dëshmitarë se diskotekat punojnë deri në maksimum me shumë persona. Un do t’i propozoja KSI-së të profesionalizohet dhe aty të përfshihen ekspertë nga universitetet dhe Fakultetet e Mjekësive në Maqedoni për shkak se kemi më shumë se një. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishme është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thotë Nikollov./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM kërkon të ketë test negativ për hyrje në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy