OBRM-PDUKM: Maqedonia e fundit do ta marrë e vaksinës kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Maqedonia e fundit to të merr vaksinën kundër coronavirsuit”.

Sipas tyre, Zaev dje pranoi se nuk ka plan dhe ndoshta vaksinat bullgare që u lavdëruan se janë donacion do të vijnë në mars.

“Ka informacione se edhe pse është ofruar ndihmë për vaksina, Zaev për arsye të pakuptueshme nuk e ka shfrytëzuar. Në anën tjetër, Serbia filloi me vaksinimin e popullatës, dhe këtë e bjënë edhe Bullgaria dhe Greqia”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nëse Qeveria nuk është e aftë në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 atëherë ku i shpenzon paratë e qytetarëve.

Advertisement

“Paaftësia e Filipçes dhe Zaevit nuk ka fund. Do të ishte çudi nëse siguronin vaksina kundër COVID-19 në afat të arsyeshëm. Praktikisht paaftësia e tyre u kushton qytetarëve jetë të humbura”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Maqedonia e fundit do ta marrë e vaksinës kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy