OBRM-PDUKM mbështet Daniella Arsovskën për kryetare të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia më e madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM do të mbështesë Daniella Arsovskën për kreytare të Shkupit si kandidate e pavarur.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski tha se Shkupit i duhet një preson i pjekur dhe që ka përgatitje për të luftuar prblemet me të cilat ballafaqohet kryeqyteti.

“Kemi pasur parasysh që të gjejmë një zgjidhje që na bashkon dhe që në aspekt mbipartiak do të dijë të zgjedh njerëz dhe probleme… Për këtë sollëm vendim që të mbështesim kryetarin e ardhshëm të Shkupit, dhe ajo është Daniella Arsovskën”, tha Mickoski.

Ndryshe, sot dy sekretarët e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Arben Taravari dhe Bekim Sali kishin takim me Arsovskën, ndërsa ditë më herët koalicioni ASH-AAA arritën koalicion me OBRM-PDUKM-në për zgjedhjet lokale./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM mbështet Daniella Arsovskën për kryetare të Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy