OBRM-PDUKM: Shkatërrim i planifikuar kriminal i sistemit elektrik në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI me shumë lehtësi nuk na bindin se janë nën kontroll në energjetikë, tha Stevçe Antovski, anëtar i Komisionit për Energjetikë të OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se ata me shumë lehtësi e gënjejnë opinionin e Maqedonisë se ne kemi dhe do të kemi prodhim tonën e rrymës në vitin e ardhshëm, madje shkojnë deri aty sa thonë se do të prodhojnë tepricë që do t’i ndihmojë ekonomisë, domethënë do të ofrojmë energji më të lirë sesa tregu i hapur i energjisë elektrike. Kjo është më shumë për të ardhur keq se sa qesharake, sepse AD ELEM nuk është në gjendje t’i përmbushë obligimet ligjore ndaj EVN HOME për të cilat shpenzon miliona para publike për importimin e energjisë elektrike.

“Filmi fantastiko-shkencor në shpalljen për sigurimin e 900 mijë tonë thëngjill për nevojat e TEC Manastir mori vazhdimin e dytë me regji të Qeverisë së Maqedonisë.

Qeveria deklaroi se janë planifikuar përgatitje për prokurimin e thëngjillit nga Kosova për 5 vitet e ardhshme, sipas të cilit Maqedonia çdo vit do të blejë 3 milionë tonë thëngjill nga Kosova! Historia nuk i mban mend të tillë “kampionë” në energji siç e quajnë veten.

Advertisement

Deri dje kemi dëgjuar për lidershipin e tyre në tranzicionin energjetik nga energjia fosile në energji të rinovueshme, planet e tyre për mbylljen e TEC Manastir dhe TEC Osllomej, dhe pikërisht tani kur përballemi me krizë energjetike, do të negociojnë importin e thëngjillit për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej për pesë vitet e ardhshme nga Kosova fqinje punësimin dhe prodhimin e energjisë elektrike nga thëngjilli vetanak.

Është e qartë se vendi drejtohet nga klane mafioze kriminale që përdorin institucionet shtetërore për përfitimet e tyre dhe janë gati të shkatërrojnë gjithçka që është e jona, që kemi ndërtuar dekada më parë. Ne kemi shkatërrim të qëllimshëm të objekteve tona të prodhimit vetëm për të realizuar planet e tyre të fitimit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: Shkatërrim i planifikuar kriminal i sistemit elektrik në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy