OBRM-PDUKM: S’ka dënime për veprat e tjera në rastin “Sozia”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mickoski i konsideron të pandehurit që po ndiqen penalisht dhe tashmë janë deklaruar fajtorë për lëshimin e paligjshëm të 215 pasaportave maqedonase si shpëtimtarë të “bishave më të mëdha”.

Për aferën “Sozia”, apo siç opozita e quan “Mafia”, penalisht ndiqen gjithsej 11 persona. 10 janë zyrtarë të MPB-së dhe akuzohen për shpërdorim detyre, dhe një ndërmjetësues për nxitje.

Deri më tani, shtatë persona e kanë pranuar fajësinë dhe gjykata iu shqiptoi gjashtë dënime me kusht, dhe dënime me burg. Mickoski thotë se gjysma e mafies ballkanike ka pasaporta maqedonase, dhe se kur të vijë në pushtet ai do ta rihapë rastin për të ndjekur penalisht kriminelët e vërtetë.

“Ne nuk kemi dëgjuar askund për abuzim të dokumenteve të udhëtimit, nuk kemi dëgjuar për shoqëri kriminale askund, kështu që këta njerëz me sa duket në marrëveshje me kryeshefat e tyre dhe strukturat më të larta në ministrinë e Spasovskit, vendosën të marrin përsipër fajin, për të vuajtur (burgun) dy vjet, supozoj për ndonjë kompensim”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

OBRM-PDUKM: S’ka dënime për veprat e tjera në rastin “Sozia” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy