OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe janë katastrofa më e madhe për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “edhe pse numri i rasteve aktive është gati 12 mijë, dhe numri i të vdekurve tejkaloi 1.000, Zaev dhe Filipçe përveç që vonohen me masat, ata po zbatojnë edhe masa sipërfaqësore”.

“A e din Zaevi se si pasojë e politikave të këqija qeveritare, si dhe si pasojë e politikave të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse po mbushen kapacitetet spitalore. A e din Zaevi dhe institucionet kompetente të cilat i përmend Filipçe nuk mund të bëjnë teste”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se aq katastrofale janë rezultatet sa që e vetmja masë që ka mbetur është dorëheqja e Filipçes.

“Deri sa Zaevi udhëheq me Qeverinë, dhe Filipçe ministrinë kyçe, qytetarëve nuk do t’ju ndihmohet”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe janë katastrofa më e madhe për qytetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy