OBRM-PDUKM: Zaev nuk e përdori “fshesën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zaev të japë dorëheqje nga partia dhe qeveria, tri herë gënjen se e ka kuptuar mesazhin, që të vazhdojë të vjedhë, thuhet në deklaratën e partisë nga OBRM-PDUKM, si reagim ndaj intervistës së mbrëmshme të kryeministrit për “TV 21”.

Sipas tyre, “më 22 prill 2019, gjatë zgjedhjeve presidenciale, Zaev në një tubim ka marrë një fshesë, e cila është dashur të jetë metaforë për spastrimet në pushtet.

“Pastaj Zaev tha se do të ketë reforma, ndryshime kadrore dhe ndryshime në qasje, por asgjë nuk ndodhi. Dhe tani përsëri Zaev thotë se e kuptoi mesazhin dhe përsëri si dy herë më parë gënjen, dhe gënjen për të vjedhur. Zaev nuk ka vend për një shans tjetër.

Ai luan të gjitha shanset. Ai luan me paratë tona, pjesë e jetës sonë dhe mijëra fatet.

Advertisement

Maqedonia zgjodhi ndryshimin. Duhet vetëm një hap më shumë. Pjesëmarrja masive e 31 tetorit dhe përkrahja e kandidatëve të OBRM-PDUKM-së. Për të krijuar një të ardhme të re”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Zaev nuk e përdori “fshesën” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy