Ofiqarët do ta bllokojnë qendrën e Shkupit me makina, kërkojnë rritje të pagave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Greva e të punësuarve në Drejtorinë për Librat Amë, nga zyrat do të kalojë në rrugë. Sot rreth 50 të punësuar në zyrën në Shkup, do të dalin në protestë paralajmëruese dhe do ta bllokojnë qendrën e qytetit me makina nga ora 15 deri 17.

Ata do të mbështeten nga Konferedata e organizatave sindikale të Maqedonisë.

Protesta do të fillojë nga “Parku i Gruas” dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të kërkojnë takim me ministrin, i cili sipas tyre, duhet të jetë i përfshirë në zgjidhjen e problemit.

Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë tashmë një javë janë në grevë dhe nuk japin asnjë dokument, ndërsa kërkojnë rritje të pagave.

Advertisement

Igor Jovanovski nga Sindikata e Drejtorisë për “Sloboden Peçat”, theksoi se për shkak të protestës do të mbyllet rruga nga “Parku i Gruas” deri te Ministria e Drejtësisë nga ora 15 deri 17.

Ndërsa kryetari i Konferderatës së Organizatave Sindikale Marjan Risteski, deklaroi se nëse nuk marrin takim me ministrin e Drejtësisë dhe zgjidhje të problemit, do të bllokojnë edhe rrugë tjera në të ardhmen, deri në realizimin e kërkesave të tyre./Telegrafi/

Ofiqarët do ta bllokojnë qendrën e Shkupit me makina, kërkojnë rritje të pagave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy