OSBE-ODIHR: 1 për qind për listat e pavarura është në pajtim me praktikat e mira ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) e OSBE-së mbetet në rekomandimin e vitit 2017 në lidhje me pragun zgjedhor për listat e pavarura. Sipas tyre, 1 për qindi është në pajtim me praktikat e mira ndërkombëtare.

Në pyetjen e “360 gradë” se si i komentojnë propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku parashihet pragu për listat e pavarura të jetë 2 për qind nga trupi i përgjithshëm i votuesve në komunë, zëdhënësja e OSBE-ODIHR tha ODHIR rekomandon që pragu të jetë 1%/

“ODIHR me të vërtetë dha rekomandim për standardizim të nevojit të nënshkrimeve për kandidatë të pavarur deri në 1 për qind nga votuesit e përgjithshëm. Siç e thamë edhe atëherë, kjo është në pajtim me praktiën e mirë ndërkombëtare”, tha Katia Andrush.

Ajo tha se po ndjekin diskutimet për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe janë të gatshëm të shqyrtojnë çdo propozim./Telegrafi/

Advertisement

OSBE-ODIHR: 1 për qind për listat e pavarura është në pajtim me praktikat e mira ndërkombëtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy