Paketa 4+1 në tryezën e MPJ-ve të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupet punuese të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sot dhe nesër do të bisedojnë rreth çështjeve të hapura mes dy vendeve.

Të parët në mbledhje ishin anëtarët e grupit të infrastrukturës të cilët pas takimit thanë se në periudhën që vjen, presin bashkëpunim dhe projekte në fushën e infrastrukturës dhe vendkalimeve kufitare.

“Shpresoj se këto takime do të kontribuojnë për zhvillimin e projektit për vendkalimin Klepallo ku do të aktivizohemi fuqishëm me punën tonë”, tha ministri bullgar për Zhvillim Rajonal, Grozdan Karaxhov.

Gjatë ditës së nesërme duhet të mbahet takimi i rregullt për çështjet politike të ekspertëve nga MPJ-të e dy vendeve, ndërsa në aeroportin e Shkupit nesër është paraparë që të aterojë aeroplani i parë nga Sofja në kuadër të linjës së re që erdhi nga takimi mes Kovaçevskit dhe Petkovit./Telegrafi/

Advertisement

Paketa 4+1 në tryezën e MPJ-ve të Maqedonisë dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy