Qeveria bullgare e ka aprovuar Memorandumin mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për Korridorin 8

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria teknike bullgare e ka miratuar sot Memorandumin e mirëkuptimit midis Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturës përgjatë Korridorit 8, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Siç njofton AIM, qëllimi kryesor i dokumentit strategjik është që të konfirmohet “vullneti dhe gatishmëria e tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të marrëdhënieve midis Detit Adriatik dhe Detit të Zi”.

Dokumenti fokusohet në projektet investuese me vlerë të madhe për Ballkanin dhe për masat për ndërtimin e lidhjeve midis tre vendeve, duke përfshirë projektet në territoret e secilit prej tyre.

Qeveria bullgare e ka aprovuar Memorandumin mes Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Shqipërisë për Korridorin 8 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy