Palevski kishte disa akuza penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kallëzimi i fundit penal kundër Lupço Palevskit ka qenë në vitin 2020, kur kundër tij u bë një kallëzim penal për armëmbajtje pa leje ose lëndë shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë

Lupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, ka një sërë kallëzimesh penale në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2020. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se në vitin 2019, kundër Palevskit është ngritur kallëzim penal për përgjim dhe audio incizim të paautorizuar. Në të njëjtin vit, sipas MPB-së, janë ngritur kallëzime për kundërvajtje për fyerje ndaj punonjësit të policisë.

“Në vitin 2020 është bërë kallëzim penal për armëmbajtje pa leje apo lëndë shpërthyese dhe mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie. Në vitin 2005 është bërë kallëzim penal për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve, në vitin 2002 për kallëzim të rremë krimi dhe në vitin 2000 për evazion fiskal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i dyshuari i parë L.P. për vrasjen e 14-vjeçares Vanja, u arratis fillimisht në Beograd, e më pas në Bullgari.

Advertisement

Avokati i të dyshuarit kryesor për kidnapimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Panço Zhezhovskit nga Velesi, Vasko Stojkov, thotë për televizionin Telma se Lupço Palevskin-Palço e ka dërguar për ekzaminim në Beograd, sepse nuk kishte automjet dhe nuk e dinte se ai ishte i përfshirë në dy vrasjet.

Palevski është një nga krijuesit e “Mafies urbane” sepse emri i tij dëgjohet për herë të parë në skenën publike kur planet urbanistike për lagjen e famshme “Debar Maallo”të Shkupit ndryshohen dhe ndërtesat fillojnë të mbijnë në vend të shtëpive të vogla familjare mu në zemër të Shkupit. Dhe ndërtesa në rr. “N.N. Borçe” para të cilës u rrëmbye Vanja Gjorçevska, është ndërtuar pikërisht nga Palevski.

Palevski kishte disa akuza penale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy