Panajotov: Maqedonia dhe Bullgaria duhet t’i zgjidhin çështjet historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kusht që qeveria bullgare të mbështesë hapjen dhe mbylljen e kapitujve me Bashkimin Evropian është që Maqedonia e Veriut të përmbushë plotësisht dispozitat e Marrëveshjes së vitit 2017, në të cilën çështjet historike janë një pjesë shumë e rëndësishme”, tha ambasadori i ri bullgar në Uashington, Gjeorgji Panajotov, në një intervistë televizive.

Për Zërin e Amerikës, ambasadori tha se Komisioni i Përbashkët i përbërë nga historianë maqedonas dhe bullgarë do të duhet të zgjidhë të gjitha periudhat e historisë së përbashkët para se Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian.

“Një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes së 2017-ës është Komisioni dypalësh për Çështjet Historike dhe Arsimore dhe puna e tij për interpretimin objektiv, shkencor të historisë së përbashkët të dy vendeve”, tha Panajotov.

Panajotov shtoi gjithashtu se pasi të zgjidhet çështja historike, problemi i gjuhës nuk do të jetë në gjendje të prishë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Advertisement

Sipas tij, ndryshimet e vogla në propozimin francez nuk e ndryshuan thelbin e kërkesave bullgare dhe po të ishte kështu, Bullgaria nuk do ta hiqte veton.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm Bujar Osmani, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit të dytë bilateral për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë të vitit 2017, tha se çështjet historike nuk do të jenë përcaktuese për hapjen dhe mbylljen e kapitujve me BE-në.

 

Panajotov: Maqedonia dhe Bullgaria duhet t’i zgjidhin çështjet historike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy