Pas ndezjes së flamurit bullgar, reagon MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas ndezjes së flamurit bullgar, reagon MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndezjen e flamurit bullgar që u publikua sot në rrjete sociale.

“Pas publikimit të sotëm të videos në rrjetet sociale në të cilën tregohet se si ndizet flamuri i Republikës së Bullgarisë, ashpër dënojmë këtë akt, si një përpjekje e ulët dhe të pasuksesshme për të nxitur urrejtje midis qytetarëve të të dy vendeve, si dhe për të shkaktuar dëme mbi imazhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Punëve të Jashtme në mënyrë më kategorike e dënon me forcë çdo akt të përdhosjes së cilitdo simbol të ndonjë kombi, duke përfshirë këtu edhe simbolet e Republikës fqinje të Bullgarisë, si dhe çdo formë tjetër të gjuhës së urrejtjes që nuk korrespondon me marrëdhëniet thelbësore midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Advertisement

Digjet flamuri i Bullgarisë në Maqedoni, publikohen pamjet

MPJ u bën thirrje qytetarëve të mos bien nën provokime të tilla, qëllimi i të cilave është padyshim i pandershëm dhe në kundërshtim me interesat strategjikë të shtetit për të kultivuar dhe zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët./Telegrafi/

Advertisement

 

Pas ndezjes së flamurit bullgar, reagon MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy