Pendarovski: Mundësitë për të kandiduar për një mandat të dytë janë më të mëdha se moskandidimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në intervistën e tij për “360 gradë” në pyetjen nëse do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale, u shpreh se mundësitë e tij për të kandiduar edhe për një mandat janë më të mëdha se moskandidimi.

Sipas tij, në marrjen e vendimit të tij vendimtare do të jetë mbështetja e subjekteve politike dhe mbështetja e qytetarëve.

“Në vitin 2014 kandidaturën time e kanë mbështetur 18 parti politike, në vitin 2019 më kanë mbështetur 31 parti politike. Përsëri, vetëm me mbështetjen e partive politike nuk ke mundësi të jesh president. Nevojiten qytetarët të cilët nuk kanë të bëjnë me partitë politikë, të vendosë dhe të japë votë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se është vendim i mirë që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen bashkë në radhë të parë sipas pikëpamjes financiare, por edhe sigurohet mobilizimi më i mirë politik./Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

Pendarovski: Mundësitë për të kandiduar për një mandat të dytë janë më të mëdha se moskandidimi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy