Pendarovski: Vështirë që ndonjë parti të sigurojë shumicën prej 2/3 për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski thekson se Rusia prodhon kërcënime jashtëzakonisht serioze hibride për të gjithë rajonin e Ballkanit, veçanërisht propagandë politike dhe një fushatë dezinformimi.

“Në Maqedoninë e Veriut, kompleksiteti dhe intensiteti i tyre është i njëjtë me atë të vitit 2018, gjatë referendumit pas Marrëveshjes së Prespës. “Nuk kam njohuri të plota për vendet e tjera, por disa pika të dobëta në rajon janë të njohura mirë për Moskën dhe sigurisht që po përpiqet të depërtojë”, thotë Pendarovski në një intervistë për gazetën greke “Etnos”.

Lidhur me propozimin francez, presidenti Pendarovski përsëriti se për të ai është një lloj kompromisi kalimtar.

“Pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, më në fund do të fillonim negociatat për anëtarësim dhe ky është përfitimi më i madh i saj. Megjithatë, pas procesit të skriningut, ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave, e ai është amendamenti me të cilin bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë. Duke pasur parasysh ndarjet aktuale politike, shanset janë shumë të vogla që ndonjë parti politike të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në Kuvend që do ta mbështeste atë amendament kushtetues”, shton Pendarovski./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski: Vështirë që ndonjë parti të sigurojë shumicën prej 2/3 për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy