Policia dënon 39 këmbësorë në Tetovë dhe Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në zonën e Tetovës dhe Gostivarit, të martën nga ora 09.00 deri në ora 14.00, është kryer kontroll aksioni ndaj këmbësorëve, në të cilin gjithsej janë zbuluar dhe u sanksionuan 39 shkelje.

Të gjithë shkelësit e rregullave të këmbësorëve kaluan rrugët të pasigurt jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë.

Gjatë kontrollit, gjithashtu janë sanksionuare edhe 11 lloje të tjera të shkeljeve. Së bashku me këtë, këto ditë në Tetovë dhe Gostivar janë intensifikuar aktivitetet që kanë të bëjnë me parkimin, veçanërisht në rrugët që çojnë në shkolla, por edhe në zonat qendrore të qytetit.

Mjetet e parkuara gabimisht dhe mbi të gjitha ato që pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëmarrësve të tjerë në Trafik, menjëherë sanksionohen dhe merren nga “shërbimet e merimangës”. Në periudhën e ardhshme, aktivitete të tilla do të intensifikohen edhe më shumë. Vetëm të martën në Tetovë dhe Gostivar janë marrë një dhjetëra automjete të parkuara gabimisht.

Advertisement

Policia dënon 39 këmbësorë në Tetovë dhe Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy