Policia Financiare dorëzon kallëzim penal ndaj pesë personave fizik dhe një personi juridik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Policisë Financiare, si rezultat i një procedure disamujore para hetimore, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ndaj pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për disa vepra penale.

Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Policisë Financiare, ata kanë kryer evazion fiskal, falsifikim ose shkatërrim të librave të biznesit, duke shkaktuar me dashje falimentimin, dëmtimin ose favorizimin e kreditorëve, shpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, shpërdorim të procedurës së falimentimit dhe mashtrim tatimor.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare bëjnë të ditur se të kallëzuarit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë të përgjithshme prej 19.447.640 denarë./Telegrafi/

Policia Financiare dorëzon kallëzim penal ndaj pesë personave fizik dhe një personi juridik shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy