Popovski: Politikanët dhe sektori i biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat për sektorin bankar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Spekulimet në lidhje me stabilitetin e bankave mund të çojnë në një stampedo drejtë bankave dhe të gjunjëzojnë gjithë sektorin bankar, paralajmëron profesori dhe ish-Ministri i Financave, Nikolla Popovski, në paraqitjen sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat .

Ai theksoi që politikanët dhe njerëzit e tjerë me ndikim në sektorin e biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat publike.

“Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Ata kanë privilegjin që deklaratat e tyre të ndajnë me publikun, përmes mediave. Një qytetar i zakonshëm ose një ekspert nuk mund të dalë në mediume, ndërsa këta transmetohen, por fatkeqësisht nuk janë vetëm politikanët. Ekziston një numër i madh i njerëzve të shquar në botën e biznesit që mendojnë se bankat janë organizata humanitare, se ato duhet të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit të tyre, dhe nuk e kuptojnë se edhe banka është biznes”, tha Popovski.

Popovski: Politikanët dhe sektori i biznesit duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat për sektorin bankar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy