PTHP: Ndaj shtatë personave ka nisur hetimi për shitje rrugore të drogës në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Dy prej tyre dyshohet se kanë vazhduar të kryejnë krimin, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka ndihmuar. Që nga dhjetori i vitit 2023, në aktivitete të koordinuara të disa njësive policore, me urdhër të prokurorit publik, janë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar në bastisje në disa lokacione gjatë ditës së djeshme. Në mesin e të dyshuarve, të cilët janë nga mosha 28 deri në 50 vjeç, janë gjetur lëndë narkotike – kokainë, marihuanë, si dhe para që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës në rrugë.

Prokurori publik para gjyqtarit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona, si dhe propozimin e masës së sigurimit për tre të dyshuar të tjerë.

The post PTHP: Ndaj shtatë personave ka nisur hetimi për shitje rrugore të drogës në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy