Viktimë e virusit korona sot u bë edhe mjeku Dashmir Dervishi nga Bogovina e Tetovës. 41 vjeçari nuk arriti tu bëjë ballë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.

Ky është mjeku i 14 i cili ndërroi jetë nga ky virus prej kur se filloi pandemia në vend. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik vënë në dukje se Dervishi është mjeku i 4 nga rajoni i Tetovës, ndërkaq nga Shkupi kanë vdekur 3 mjek, dy të tjerë nga Kumanova. Nga qytetet tjera si Shtipi, Struga, Ohri, Gjevgjelia e Kavadari ndërruan jetë nga një mjek, të cilët u infektua në vijën e parë të frontit ndaj pandemisë.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se aktualisht mbi 250 mjekë evidentohen si raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë, 1.527 mantel bardhë janë diagnostikuar pozitiv, prej tyre 1268 janë shëruar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i pandemisë, nga Covid-19 kanë vdekur 14 mjekë në Maqedoni shkruan Telegrafi.