Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot me fillim në orën 12:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt të 104-të.

Në mbledhje, sipas njoftimit të shërbimit qeveritar për shtyp, do të diskutohet për disa pika.

“Në mbledhje, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri rrezatuese, me procedurë të shkurtuar, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.”

Advertisement

“Krahas tjerave, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rend dite për shqyrtim është edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për inspektim edukativ, si dhe më shumë informacione dhe raporte me projekte të planifikuara dhe të realizuara të ministrive”, thuhet në njoftimi e Qeverisë./Telegrafi/

 

Qeveria e Maqedonisë sot mban mbledhje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy