Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon

Sipas të dhënave për jetëgjatësinë të publikuara nga Eurostat për vitin 2022, Maqedonia e Veriut, ka jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon.

Në RMV jetëgjatësa është 73.2 vjet, derisa nga rajoni moshën më të lartë të jetëgjatësisë e ka Shqipëria me 79.1.

Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet.

Në Bashkimin Evropian mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.

Advertisement

Lexo po ashtu
Shqipëria me jetëgjatësinë më të lartë në rajon, gratë jetojnë më shumë se burrat

Advertisement

Në të gjithë Evropën statistikat tregojnë se gratë jetojnë më shumë se burrat. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja.

Ndërsa sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç), dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy