Reagon Sela pas vendimit të Pendarovskit për faljen e Abdylfeta Alimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reagon Sela pas vendimit të Pendarovskit për faljen e Abdylfeta Alimit

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka reaguar në lidhje me faljen prej tetë muajsh burg për Abdylfeta Alimin.

“U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje sjanë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha”, shrkuan Sela në Facebook.

Presidenti Pendarovski dje ka falur disa persona në mesin e të cilëve është edhe i dënuari për ngjarje 27 prillit. Abdylfeta Alimit i falen tetë muaj nga burgu.

Përndryshe, Abdylfeta Alimi kishte shpëtuar nga vdekja kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017./Telegrafi/

Advertisement

Pendarovski fal Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar tjerë

 

Advertisement

Reagon Sela pas vendimit të Pendarovskit për faljen e Abdylfeta Alimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy