Regjistrohen 1.722 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.939 testime për coronavirus, ndërsa 1.722 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.011, Kavadari – 85, Kumanova dhe Manastiri – 83, Prilepi – 51, Tetova dhe Velesi – 50, Gostivari – 37, Vallandova – 30, Ohri dhe Kërçova – 26, Radovishi – 22, Gjevgjelia – 21, Strumica – 20, Negotina – 19, Struga – 17, Koçani – 13, Dellçeva dhe Bogdanci – 12, Kriva Pallanka – 11, Resnja – 9, Shtip – 5, Shën Nikolla – 4, Berovë, Dibër, Vinica, Kratovë, Demir Hisar dhe Pehçevë – nga 3, Dojran – 2, Probishtip, Krushevë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Demir Kapi – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 9 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 23 janar deri 5 shkurt 2021.

ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.942 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 280.594, prej të cilëve 259.898 janë shëruar, ndërsa 8.624 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (8 shkurt) është 12.072./Telegrafi/

Regjistrohen 1.722 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy