Regjistrohen 236 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.212 teste, ndërsa janë regjistruar 236 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 38 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 252 persona të shëruar nga coronavirusi.

Sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.947, numri i të shëruarve është 296.166, numri i të vdekurve është 9.231, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.550./Telegrafi/

Regjistrohen 236 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy