RMV: Ndërpritet seanca për vazhdimin e angazhimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një vonese prej rreth gjysmë ore, sonte në Kuvend ka vazhduar seanca e 75-të me dy pika të rendit të ditës.

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi informoi se nuk ka kushte për shqyrtimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, pse ende nuk kanë kaluar në komisionin përkatës.

Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës i referohet pjesës së zgjidhjes së kontratës së punës, duke bërë përjashtim për gjyqtarët dhe prokurorët publik dhe parashikon vazhdimin e mandatit të tyre.

Advertisement

Vlefshmëria kohore e këtyre dispozitave është propozuar të zgjasë deri në tre vjet për plotësimin e vendeve në gjykata dhe prokurori publike.

Deputeti Dimitar Apasiev tha se “E Majta” do të votojë kundër këtij ligji.

Sipas tij, ky është një ligj i diskutueshëm që po tentohet të miratohet, siç tha ai, në mënyrë kontrabandiste dhe të dhunshme.

Ai ka treguar se për këtë ka paralajmëruar disa ditë më parë dhe më pas kanë pasuar skenat e pakëndshme.

Advertisement

Apasiev tha se tabela korrespondente e bashkangjitur me deputetët është e falsifikuar dhe paralajmëroi se për këtë do të ngrenë kallëzime penale.

Ai tha se qëllimi është që të shmanget mazhoranca prej dy të tretash dhe të kontrabandohet ky ligj, ndërsa raportet e nënshkruara nga Komisioni për Çështje Evropiane, ku siç tha ai, kanë ndodhur përleshjet, janë falsifikuar.

“Gjyqtarët me mandatin e tyre të përhershëm janë dëshmuar se janë plagë kancerogjene e kësaj shoqërie dhe ne kemi nevojë për një risistemim drastik të gjyqësorit sipas kritereve jugosllave, që do të thotë se gjyqtarët nuk duhet të kenë mandat të përhershëm dhe për këtë arsye Kushtetuta duhet të ndryshohet për të ndryshuar atë”, shpjegoi Apasiev.

Ai shtoi se pas miratimit të këtij ligji do të mund ta kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement

Të gjithë këta precedentë, siç tha ai, një ditë do t’ju godasin në kokë.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski në një vërejtje procedurale akuzoi, siç tha, precedent dhe skandal të ri të qeverisë sepse për herë të parë në historinë e Kuvendit caktohet seancë menjëherë pas seancës me çështjet parlamentare.

Ai ka theksuar se seanca është shtyrë për më shumë se 30 minuta.

Sipas tij, qeveria dhe kryetari i Kuvendit Xhaferi po bëjnë dhunë të re në Kuvend, pyeti se pse po nguten me ligjin dhe theksoi se kjo zgjidhje ligjore është që t’u vazhdohet mandati pesëmbëdhjetë gjyqtarëve dhe dhjetë prokurorëve.

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, iu referua Rregullores së Kuvendit dhe respektimit të ligjeve.

Ai e ndërpreu këtë seancë dhe tha se deputetët do të njoftohen më tutje për vazhdimin e saj.

RMV: Ndërpritet seanca për vazhdimin e angazhimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy