Rreth 250 punëtorë nga Lindja e largët punojnë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka rritur kuotën e punëtorëve të huaj nga 5000 në 7000. Viti 2023 është në fund, por edhe kuota prej 5000 nuk është mbushur. Nuk është vetëm te kuota por edhe te procedurat e komplikuara, thonë biznesmenët. Më shumë të huaj që punojnë në Maqedoni janë nga Turqia, më pas nga rajoni Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Ka edhe emigrantë nga Lindja e Largët.

Në fund të vitit nuk u plotësua kuota për importimin e 5000 punëtorëve nga jashtë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, këtë vit për të huajt janë dhënë 4794 leje pune nga 5307 kërkesa. Të huajt që erdhën për të punuar në vend punojnë kryesisht si drejtues, pasuar nga ndërtuesit, marangozët, elektricistë dhe punëtorët e armaturës. Shumica e të huajve punojnë në Shkup, pastaj Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër.

Në fillim të vitit, qeveria njoftoi se problemi me mungesën e punëtorëve do të zgjidhet me “importimin” e fuqisë punëtore nga Azia Juglindore, ku paga mesatare është më e ulët se ajo në Maqedoni. Por nuk ka shumë punëtorë të interesuar nga vendet e largëta. Këtë vit, 146 punëtorë kanë ardhur nga India, 97 nga Nepali dhe një nga Sri Lanka, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit.

Biznesmenët ankohen se nuk e kanë të lehtë të “importojnë” punëtorë nga jashtë, sidomos nga Lindja e Largët. Atyre iu pengojnë barrierat administrative, duke pritur me muaj të tërë dhe faktin se Maqedonia nuk ka përfaqësi konsullore në shumë vende nga të cilat mund të sillen punëtorë, thotë për REL, Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve. Ai përmend shembullin e punëtorëve nga Bangladeshi, ku Maqedonia e Veriut nuk ka një përfaqësi konsullore, kështu që nëse duan të vijnë këtu, duhet të shkojnë në Indi. E më pas që andej dërgohen dokumentet në vend, ndaj duhet të kalojnë nëpër disa institucione dhe më pas të kthehen në përfaqësinë konsullore.

Advertisement

“Kjo është një nga shqetësimet. Agjencitë e punësimit nuk janë problem, ata thjesht i lëshojnë punëtorit një rrogë bruto, kjo është për shërbimin e tyre. Kurse bileta e avionit dhe të tjera janë përgjegjësi e punëdhënësit”, thotë Dimitrov.

Ai thotë se në vendet fqinje gjërat shkojnë shumë më shpejt dhe më thjeshtë.

“Kam pasur një takim me një koleg që ka një fabrikë tekstili afër Kragujevcit të Serbisë. Ai ka 20 punëtorë nga Bangladeshi. Ai më thotë se është më mirë që Serbia t’i importojë, pastaj të na i japë neve, sepse ne kemi reciprocitet me Serbinë dhe ata mund të punojnë këtu me lejen e Serbisë. Për të “importuar” një punëtor, mund të na duhen më shumë se gjashtë muaj”, thotë Dimitrov.

Në vend ka shumë agjenci që ndërmjetësojnë punësimin e punëtorëve shtëpiak në vend dhe gjejnë punë për punëtorë nga Maqedonia jashtë vendit. Por ligji nuk parashikonte licenca për agjencitë e ndërmjetësimit në punësimin e punëtorëve nga jashtë.

Advertisement

Njëra nga zgjidhjet është edhe paga më të larta

Maqedonisë me 1.8 milionë banorë, sipas autoriteteve, i duhen rreth 10 mijë punëtorë, edhe atë më shumë në hoteleri dhe ndërtimtari. Por përveç “importimit” të punëtorëve nga jashtë, problemi me mungesën e fuqisë punëtore mund të zgjidhet nëse shefat vendosin të rrisin rrogat.

Në ndërtimtari mungojnë punëtorë të të gjitha profileve, thotë Salim Hasani nga Grupacioni për ndërtimtari në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Ne realisht i përzëmë tanët. Do të duhet të rrisim pagat e punëtorëve të ndërtimit, nëse nuk e bëjmë këtë do të dështojë e gjithë dega. Mjeshtrit e mirë kanë deri në 1300 euro rrogë, inxhinierët 700, pasi inxhinierë mund të gjej, por mjeshtër të mirë vështirë të gjendet”, thotë Hasani.

Advertisement

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se kompanitë e Grupit kishin përvojë me punëtorë nga Turqia. Ai thotë se janë profesionistë dhe e dinë punën e tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim për momentin ka rreth 7300 vende të lira pune, rreth 105 mijë persona aktivisht kërkojnë punë, ndërsa 44 mijë vetëm paraqiten në Agjenci, por janë kërkues pasiv të punës.

Struktura e të papunëve, megjithatë tregon se ka shumë që janë të pakualifikuar, të moshuar dhe të paarsimuar. Mbi 43 mijë persona që janë të papunë kanë më shumë se 50 vite, ndërsa më shumë se 62 mijë të papunë janë të paarsimuar, ose vetëm me shkollë fillore./Telegrafi/

Rreth 250 punëtorë nga Lindja e largët punojnë në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy