Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar të rritet numri i kontrolleve ambulantore në Spitalin Klinik të Tetovës i personave të cilët kanë simptome të Covid-19. Gjithsej brenda një dite në këtë repart kryhen deri 70 kontrolle, vetëm në 24 orët e fundit prej tyre pozitiv kanë rezultuar 7 persona. Këta persona janë në terapinë me oksigjen, njoftojnë nga Spitali Klinik i Tetovës.

“Nga fillimi i këtij viti numri i të infektuarve relativisht është rritur pasi që brenda 24 orëve bëhen nga 60 deri 70 kontrolle ambulantore, por shumica janë me pasqyrë të lehtë klinike, kryesisht me simptoma të lehta. Momentalisht janë shtatë pacient në repartin infektiv ku të gjithë janë pozitiv me Covid-19 dhe të gjithë janë në trajtim me oksigjen. Për momentin pacientët trajtohen vetëm në repartin infektiv dhe në rast se numri rritet i personave me Covid-19, atëherë është në gatishmëri reparti internistik, kati i parë dhe i dytë dhe për momentin spitali ynë është i furnizuar me të gjitha teparitë për trajtimin e të prekurve”, deklaroi Hasan Iljazi, nga Spitali klinik i Tetovës.

Nga Spitali Klinik i Tetovës njoftojnë se për momentin ka 10 vende të lira në repartin infektiv sepse vetëm shtatë pacient janë të shtrirë me Covid-19. Ata kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese që e vështirëson gjendjen e tyre shëndetësore.

“Këta pacient kanë edhe sëmundje tjera kronika jo vetëm koronën, kanë komplikime tjera shëndetësore, si me diabet, kadriovaskulare që e bën më të vështirë gjendjen e tyre. Nëse rritet numri i pacientëve, pra nëse kemi ndonjë valë të re neve kemi repartin internistik të gatshëm për të pranuar fluks të ri. Pacientët janë të moshës mbi 40 vjeçare. Këta persona që janë të shtrirë në spital janë në gjendje më të rëndë por të gjithë këta kanë edhe sëmundje tjetër që e vështirëson më shumë situatën e tyre” tha Iljazi.

Advertisement

Apelohet për më shumë kujdes dhe nëse kanë simptoma të Covid-19, atëherë të drejtohen tek mjekët amë. Gjendje e njëjtë është edhe në rajonin e Gostivarit, ku dukshëm është rritur numri i personave të shtrirë në repartin infektiv. Rreth 22 pacient janë të hospitalizuar ditëve të fundit në këtë repart dhe nëse vazhdon rritja e shtrimeve ambulantore atëherë autoritetet e Spitalit të përgjithshëm në Gostivar mendojnë që të rihapin Spitalin Modular për të trajtuar pacientët e sëmurë. Prej 22 pacientëve që janë të shtrirë në repartin infektiv në Gostivar, katër prej trye janë në mbështetje të oksigjenit, kurse të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk kanë probleme me frymëmarrjen.

Sipas mjekëve, është rritur dukshëm numri edhe i kontrolleve ambulantore dhe numri më i madh i atyre që testohen rezultojnë pozitiv me virusin korona. Mjekët thonë se klasteri familjar po përhapet shpejtë ndërsa pacientët janë të moshës mbi 35 vjeçare. Derisa nuk janë mbushur kapacitetet e repartit infektiv pacientët do të trajtohen aty, kurse nëse rritet numri atëherë do të rihapet Spitali Modular në Gostivar, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore në Gostivar./Koha.mk/

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy