Rritet numri i vendeve të punës dhe pagave në Zonat Ekonomike në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i vendeve të punës dhe pagave vazhdon të rritet. Në muajin nëntor, numri i të punësuarve në kompanitë Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) u rrit në 17,926, që është një rritje 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 29% më shumë se nëntori 2021 dhe 31% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 tregon analiza. Vetëm që nga fillimi i vitit në kompanitë në ZZHIT janë punësuar mbi 1.600 bashkëqytetarë tanë.

Sipas të dhënave fillestare, paga mesatare bruto në kompanitë në ZZHIT ka kaluar 60.000 denarë, që është dy herë më e lartë se në vitin 2016.

Sipas të dhënave, eksporti në nëntor është afër 3.5 miliardë euro dhe tregon rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kompanitë në ZZHIT nga fillimi i vitit deri në fund të nëntorit kanë realizuar importe mbi 2.8 miliardë euro, që është 2% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të këtyre tendencave ekonomike, eksporti neto në muajin nëntor është pozitiv dhe arrin në 20%, që është dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Advertisement

Trendi i rritjes pritet të vazhdojë, duke qenë se që nga fillimi i vitit janë arritur kontrata në vlerë prej 450 milionë eurosh në ZZHIT, ku tashmë janë duke u realizuar një pjesë e 7.500 vendeve të reja të punës të planifikuara./Telegrafi/

Rritet numri i vendeve të punës dhe pagave në Zonat Ekonomike në RMV shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy