Rritet për 14% numri i të punësuarve në TIDZ-Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdon rritja e numrit të vendeve të punës dhe eksporteve në TIDZ, sipas analizës së rregullt mujore të Drejtorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në korrik, numri i vendeve të punës është rritur me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka arritur në mbi 17,150. Kjo është 20% më shumë se korriku 2021, pra 30% më shumë krahasuar me korrikun 2020, tregon analiza. Vetëm që nga fillimi i vitit në kompanitë TIDZ janë punësuar gati 900 bashkëqytetarë tanë.

Vazhdon rritja e eksporteve, të cilat në korrik e kaluan kufirin prej 2 miliardë eurosh. Vetëm në korrik eksportet janë 336 milionë euro, që është 20% më i lartë se korriku i vitit të kaluar, pra 50% dhe 58% më i lartë krahasuar me korrikun 2021, gjegjësisht në korrik 2020. Krahasuar me fillimin e vitit, eksporti në zona e lira ekonomike u rrit me 22%.

Importet në shtatë muajt e parë të vitit arritën në mbi 1.8 miliardë euro. Vetëm në korrik të këtij viti kompanitë në TIDZ kanë bërë importe prej 261 milionë euro, që është 13% më e lartë krahasuar me korrikun 2022 dhe 2021 dhe 39% më shumë krahasuar me korrikun 2020. Krahasuar me fillimin e vitit, importet në zonat e lira u rritën me 15%.

Advertisement

Për shkak të këtyre tendencave ekonomike, vijon trendi pozitiv i rritjes së eksporteve neto, i cili në korrik është 25%./Telegrafi/

Rritet për 14% numri i të punësuarve në TIDZ-Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy