TIDZ: Mbi 1.300 vende të reja pune që nga fillimi i vitit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tetë muajt e parë të vitit janë hapur mbi 1.300 vende të reja pune në kompanitë në TIDZ, gjë që vijon trendin e rritjes së punonjësve që nga fillimi i vitit, sipas analizës së rregullt të TIDZ. Vetëm në muajin gusht janë hapur mbi 200 vende të reja pune në kompanitë e zonave të lira, me të cilat numri i përgjithshëm i të punësuarve është rritur dhe ka arritur në 15.328. Kjo është 8.5% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pra 16.5% më shumë krahasuar me gushtin 2020.

Tendenca pozitive e rritjes që nga fillimi i vitit vijon në drejtim të eksporteve dhe importeve. Deri në gusht, eksportet nga TIDZ janë rritur dhe kanë kaluar 2.3 miliardë euro, që është niveli më i lartë në katër vitet e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë.

Eksportet nga janari në gusht janë 13% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, pra 70% më të larta krahasuar me vitin 2020 dhe 25% e 48% më të larta krahasuar me 2019, pra 2018. Vetëm në muajin gusht kompanitë në TIDZ realizuan eksporte prej gati 300 milionë eurosh, 8% më shumë se në gusht të vitit të kaluar.

Nga janari deri në gusht 2022 janë regjistruar importe prej 2.1 miliardë euro, që është niveli më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit. Kjo është 4% më shumë krahasuar me tetëmujorin e parë të vitit 2021, pra 70% krahasuar me vitin 2020 dhe 22% e 62% më shumë krahasuar me 2019 dhe 2018. Importet nga kompanitë në TIDZ në gusht janë 283 milionë euro, që është për 5% më i lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Në gusht, eksporti neto është 8.5%./Telegrafi/

Advertisement

TIDZ: Mbi 1.300 vende të reja pune që nga fillimi i vitit në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy