Ruskovska: Gjykata vendos nëse ishte e ligjshme apo e paligjshme bastisja në Policinë Financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska, sot ka dorëzuar ankesë në Këshillin e Prokurorëve për suspendimin e saj nga puna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ruskovska tha se së pari do të njoftohet Këshilli i Prokurove me ankesën pastaj do njoftohet edhe opinioni.

Ajo për media tha se rastet duhet të procedohen, por pas kësaj çka ka ndodhur nuk e din se kush do të kishe marrë përsipër.

Për bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare, Ruskovska tha se vetëm gjykata mund të caktojë nëse ishte e ligjshme apo e paligjshme.

Advertisement

“A është bastisja e ligjshme apo jo, sipas nenit 290 të Ligjit për Procedurën Penale, vendos ekskluzivisht Gjykata. Ne si prokurorë jemi në kuadër të procedurës dhe nuk mund të themi nëse bastisja është e ligjshme apo jo. “Nëse dikush mendon se bastisja ka shkelur ndonjë të drejtë apo është kryer gabimisht, ka pasur të drejtë të paraqesë ankesë në Gjykatë”, tha Ruskovska.

Ajo tha se ka të drejtë të kërkojë dënim për Drejtorinë e Policisë Financiare sepse asnjë nga dokumentet që i ka kërkuar nuk i ka marrë.

Prokurorja tha se për momentin siguria e saj nuk është e kërcënuar nga askush.

Ruskovska gjithashtu shtoi se si prokurore nuk dëshiron të besoj se ndonjë politikanë apo ndokush tjetër qëndron prapa kësaj iniciative./Telegrafi/

Advertisement

Ruskovska: Gjykata vendos nëse ishte e ligjshme apo e paligjshme bastisja në Policinë Financiare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy