Saliu: Nuk kam sulmuar policinë dhe vepra me të cilën akuzohem nuk është e vërtetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari i arrestuar nga Njësiti special i Maqedonisës, Furkan Saliu ka reaguar me një shkrim në faqen e portalit të tij në Facebook, Portalix, duke thënë se akuzohet me një vepër të pabërë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vijon shkrimi i publikuar në PortaliX në emër të Saliut ”

Përshëndetje,

Jam Furkan Saliu.

Advertisement

Për shkaqe objektive nuk mund të shkruaj në profilin tim personal. Për momentin po mbahem në stacionin policor në Avtokomandë.

Më vjen keq që me sjelljen time ndoshta kam ndikuar që situata të eskalojë që në fund të përfundoj në pranga. Më vjen keq edhe nëse ju kam deshpëruar juve që keni besuar në punën time. Ju siguroj që unë nuk kam sulmuar polic.

Edhe pse gjithçka ka qenë e xhiruar, policia i ka fshirë materialet në stacion policor.

Sa i përket armës që është gjetur në veturën time… Arma është me leje dhe është gjetur në veturën time. Gjatë arrestimit tim telefoni, çelësat me kanë rënë prej xhepi dhe kameramani im i ka marrë.

Advertisement

Pa urdhër të gjykatës dhe pa qenë unë prezent si pronar i veturës është kontrolluar nga njesiti special.

Vepra e cila më ngarkohet, sulm ndaj nëpunesit policor nuk mban ujë dhe asnjëherë nuk mund të dëshmohet. Faleminderit për përkrahjen dhe shpresoj se do shihemi shumë shpejt” (sic) shkruan Saliu.

Për arrestimin e tij ka reaguar Shoqata e gazetarëve, kandidatët për president Arben Taravari dhe Bujar Osmani, qytetarë të shumtë në rrjete sociale. Sipas policisë Saliu ka sulmuar dhe penguar policinë në kryerjen e detyrës. /Telegrafi/

Saliu: Nuk kam sulmuar policinë dhe vepra me të cilën akuzohem nuk është e vërtetë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy