Sela: Nuk jemi për bllokimin e Kuvendit, kërkojmë zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ziadin Sela, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së partisë, tha se ata si opozitë janë të vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse sipas tij, kjo qeveri nuk ka më as kredibilitet dhe as legjitimitet për të qeverisur.

Ai tha se shtoi se i pari që ka humbur kredibilitetin në këtë qeveri është Ali Ahmeti me kryeministrin e parë shqiptar që nuk u bë kurrë.

“Kjo Qeveri nuk ka as kredibilitet, as legjitimitet, për të vazhduar për të qeverisur. I vetmi kredibilitet moral është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, por siç i shohim si shkojnë negociatat edhe kjo është e konsumuar. Atëherë një aktor politik që e ka humbur komplet kredibilitetin është Ali Ahmeti. Sepse ai kishte premtuar kryeministrin e parë shqiptar gjë që nuk u bë. Legjitime janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, prandaj ne i kërkojmë me këmbëngulje”, tha Sela.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do ta përkrahin nismën e OBRM-PDUKM-së për të bllokuar Kuvendin, Sela u përgjigj se secila parti ka agjendën e vet parlamentare, Aleanca për Shqiptarët nuk është për bllokimin e Kuvendit.

Advertisement

“Çdo subjekt politik ka agjendën e vet, për agjendën e Aleancës për Shqiptarët flasim ne, ne nuk jemi për bllokimin e Kuvendit. Ata që bllokojnë Kuvendin është puna e tyre, ne përgjigjemi për veten tonë. Duhet të pyeten ata dhe jo ne”, tha Sela.

Sela: Nuk jemi për bllokimin e Kuvendit, kërkojmë zgjedhje të parakohshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy