Sela: Viti 2021 karakterizohet me gënjeshtrat për hapjen e negociatave me BE-në dhe paaftësisë së menaxhimit me pandeminë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, deklaroi sot se një nga dështimet më të mëdha që karakterizojnë vitin 2021, dhe që sipas tij nxjerr në pah një gënjeshtër të kulluar të pushtetit aktual, është data për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Sipas Selës, përskaj problemit me Bullgarinë, Maqedoninë e presin edhe shumë punë brenda vendit për të plotësuar kushtet e fillimit të negociatave.

“Gënjeshtra e vazhdueshme e marrjes së shpejtë të datës për negociata. Sot e kësaj dite nuk ka një dritë në fund të tunelit që do të ishte një shpresë për hapjen e negociatave dhe Maqedonia të nis mbledhjen e parë ndërqeveritarë, dhe kuptohet që pastaj procesi deri në anëtarësimin e plotë do të jetë i gjatë. Problemi me Bullgarinë është një segment më vete, por kemi edhe shumë probleme dhe detyra shtëpie të cilat duhet ti rregullojmë këtu brenda”, tha Sela.

Ai shtoi se viti 2021 ishte një vit i vështirë shkaku i pandemisë, por se sipas tij kjo u vështirësua edhe më shumë nga paaftësia e politikanëve që menaxhuan këtë dikaster.

Advertisement

Sela përmendi edhe tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ku për pasoj mbetën të vdekur 14 persona. Për kreun e ASH-së është e papranueshme që akoma nuk ka epilog dhe përgjegjësi për këtë rast.

“Është tejet e papranueshme thënia që hetimet vazhdojnë”, tha Sela.

Sela gjatë konferencës u ndal edhe tek tragjedia në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë.

“Edhe për rastin me djegien e autobusit të Besa Trans në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë të RMV-së, hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi. Nuk ka përgjegjësi dhe hetimet vazhdojnë edhe për rastin e Durmo Turs”, tha Sela.

Advertisement

Sela: Viti 2021 karakterizohet me gënjeshtrat për hapjen e negociatave me BE-në dhe paaftësisë së menaxhimit me pandeminë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy