Shkaku i interesimit shumë të ulët për imunizim, Maqedonia nuk do të blej më vaksina anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri në fund të vitit do të skadojë afati i 350.000 vaksinave kundër Covid-19.

Nuk do të blihen vaksina të reja, shkaku i interesit të ulët për vaksinim.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali thotë se në bazë javore vaksinohen nga 1.000 qytetarë, kurse sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, ky numrër arrin deri në 300.

120 milionë euro nga Banka Botërore në vend që të harxhohen për vaksina, do të ridedikohen për pajisje moderne për spitalet.

Advertisement

“Furnizimi i këtyre vaksinave… domethënë ne paguajmë vaksina të cilat nuk do t’i shfrytëzojmë dhe vendimi ynë është të mos furnizohen, sepse nuk mund t’i shfrytëzojmë. Ato mjete do të dedikohen për sektorin e shëndetësisë. Nuk kemi marrëveshje për të paguar gjoba, marrëveshja është e hapur, pasi ne kemi siguruar sasinë të cilën mund ta furnizojmë, kurse nuk jemi të obliguar”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Deri në fund të vitit, shumë institucione do t’i kenë në dispozicion pajisjet mjekësore, thotë Sali.

Ai shpjegon se me këto pajisje do të ofrohet shërbim i përparuar shëndetësor, të cilin për momentin pacientët nuk e kanë, pasi pajisjet janë të vjetruara ose stafi shëndetësor nuk është trajnuar mjaftueshëm.

“Kjo pako tani për tani kap vlerën prej 12 milionë eurove. Ne tashmë jemi duke punuar në mënyrë intensive për të ofruar shërbim shëndetësor i cili është i centralizuar në Qendrën Klinike Universitare”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Shkaku i interesimit shumë të ulët për imunizim, Maqedonia nuk do të blej më vaksina anti-Covid shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy