Shkup, 118 kundërvajtje në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 118 masa, prej të cilave 28 janë për tejkalim shpejtësie, 5 për vozitje pa leje, 1 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 5 për përdorim të telefonit, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 5 për kalim në të kuqe dhe 47 për parkim jo të rregullt”, thonë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement

Shkup, 118 kundërvajtje në komunikacion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy