Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në qendrat-covid në Shkup janë shtrirë 38 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 480 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 22 persona, tre pacientë janë pranuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, një pacient është pranuar në Klinikën e Neurologjisë, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë, dy pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, shtatë pacientë të ri janë pranuar në klinikën e ORL-së dhe tre pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 11 pacientë të ri me Covid-19. Brenda 24 orëve janë shëruar 16 pacientë.

Advertisement

 

Shkup, në covid-qendrat brenda 24 orëve janë pranuar 38 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy