Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkupi dhe Tetova janë qytetet në të cilat numri i të sapoinfektuarve me koronavirusin edhe më tutje rritet. Sipas statistikës së djeshme, nga 54 rastet e saporegjistruara nga 3.087 testimet e bëra, madje 32 janë nga Tetova, ndërsa pastaj vijon Shkupi me 13, Dibra me 4, Gostivari dhe Vallandova me nga 2 dhe Kërçova 1. Në 13 qytete nuk ka raste aktive me Kovid-19.

Në Tetovë dje ishte shënuar edhe një rast i vdekjes. Nga Kovid-19 vdiq një person 77 vjeçar në kushte spitalore.

Dje ishin regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 3 nga Tetova, nga 2 prej Kërçove, Velesi, Ohri dhe Struga dhe 1 nga Strumica.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 985.556 testime për Kovid-19.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar nga fillimi i epidemisë arrin 156.506, shifra e pacientëve të shëruar është 150.399, e të vdekurve është 5.494, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 613.

Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup dhe atë 184, vijon Tetova me 177, Kumanova 67, Gostivari 47, Manastiri 25, Dibra 21, Strumica 16, Kërçova 15, Prilepi 11, Ohri 9, Vallandova 7, ndërsa Struga dhe Koçani me nga pesë raste aktive. Pastaj vijon Kavadari me katër raste aktive, ndërsa nga tre kanë Velesi, Shtipi, Sveti Nikolla, Berova dhe Radovishi. Pehçeva dhe Gjevgjelia kanë nga dy raste aktive, ndërsa Dellçeva një. Në Negotinë, Resnjë, Kriva Pallankë, Vinicë, Probishtip, Bogdanc, Krushevë, Demir Hisar, Demir Kapi, Kratovë, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë dhe Dojran nuk kanë asnjë rast aktiv për momentin.

Ministri i Shëndetësisë dje deklaroi se pjesë më të madhe në numrin e të sapoinfektuarve në këtë periudhë kanë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e huaja, ndërsa a janë ato bartës të variantit Delta plotësisht do të konfirmohet.

“Mbrojtja më e mirë kundër koronavirusit dhe të gjitha mutacioneve deri tani të paraqitura janë vaksinat, ndërsa ne nuk mundemi përgjithmonë të jetojmë me restriksione”, deklaroi Filipçe, duke apeluar deri te qytetarët të jenë të vetëdijshëm se duhet të vaksinohen.

Advertisement

Ai edhe njëherë përsëriti se edhe krahas rritjes së numrit, tani për tani nuk do të vendosen masa restriktive. Është e mundur në vjeshtë të vendosen kufizime dhe atë vetëm për qytetarët e pavaksinuar.

Ai potencon se sistemi shëndetësor për momentin është i gatshëm të përgjigjet në valën e re eventuale të infektimit.

Nga Ministria e Shëndetësisë intensivisht i ndjekin dhe analizojnë rekomandimet në lidhje me vaksinimin. Skenarët e mundshëm, sipas Filipçes, janë të ketë rekomandim për dozë të tretë të vaksinave ose vaksina të bëhet sezonale. Por, më shumë njohuri për atë nëse vaksina do të bëhet sezonale ose jo, priten në shtator ose tetor.

Vaksinimi për momentin zhvillohet pa ndërprerë. Në vijim është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese në shtet dhe në terren deri tani janë vaksinuar rreth 520.000 qytetarë.

Advertisement

Me shifrat e fundit të paktën një dozë vaksinë kanë marrë 63 për qind e popullatës mbi 70 vjeç, 61 për qind e atyre mbi 65 vjeç, 55 për qind e qytetarëve mbi 60 vjeç, si dhe 45 për qind e personave mbi 50-të vjeç.

Ueb platforma vakcinacija.mk është e hapur për termin edhe për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi zhvillohet në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep, si dhe në QS Arena A1 – “Boris Trajkovski”, në Shkup.

Ministria e Shëndetësisë apelon te qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.

Liderët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës Botërore Tregtare, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në mënyrë kolektive u bënë thirrje prodhuesve të vaksinave kundër Kovid-19 tu japin prioritet në dërgesa vendeve më të varfëra.

Advertisement

Më shumë se katër miliard doza vaksina kundër Kovid-19 tashmë janë administruar përreth botës. Në vendet e kategorizuara nga Banka Botërore si shtete me të ardhura të larta janë injektuar 98,2 doza në 100 persona, ndërsa në 29 vende me standard më të ulët ai tregues arrin 1,6 në 100 persona.

Në botë deri tani me koronavirusin janë infektuar rreth 199 milion persona, kanë vdekur rreth 4,2 milion, ndërsa janë shëruar rreth 180 milion njerëz.

Shkupi dhe Tetova me më shumë raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy