Shkupi me më shumë raste aktive me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qyteti i Shkupit ka më shumë rastet aktive me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend ka arritur në 6.378.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Shkupi ka 2.845 raste aktive dhe 155 të infektuar. Pas Shkupit pason Kavadari me 438, Prilepi me 393 dhe Ohri me 367.

Në disa qytete ka një rritje të numrit të pacientëve të infektuar me llojin e ri të virusit britanik.

Deri më tani nuk është zbuluar lloji i virusit finlandez, ndërsa autoritetet finlandeze kanë njoftuar se ky lloj virusi nuk mund të zbulohet nga të gjitha testet PCR.

Advertisement

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 98.174, numri i pacientëve të shëruar është 88.778, numri i vdekjeve është 3.018, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.378./Telegrafi/

Shkupi me më shumë raste aktive me coronavirus shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy