Sot 7 viktima dhe 1.732 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.928 testime për coronavirus, ndërsa 1.732 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 788, Manastir – 159, Prilep – 95, Kumanovë – 79, Ohër – 57, Kavadar – 47, Veles – 45, Kërçovë – 38, Tetovë – 35, Shtip – 34, Strumicë – 33, Resnjë – 31, Gostivar – 30, Negotinë – 29, Gjevgjeli – 27, Koçani – 26, Radovishi – 24, Dellçeva dhe Krusheva – 20, Struga – 18, Valandova – 16, Demir Hisar – 14, Shën Nikolla – 13, Berova – 12, Bogdanci – 11, Kriva Pallanka – 10, Probishtip – 5, Dibër, Vinica dhe Kratovë – nga 3, Makedonski Brod, Demir Kapi dhe Makedonska Kamenica – 2, Pehçevë – 1.

Prej rasteve të reja 204 janë riinfektime me COVID-19.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 6 pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 24 dhjetor 2021, deri 11 janar 2022.

Advertisement

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.035 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 241.651, prej të cilëve 218.340 janë shëruar, ndërsa 8.083 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (14 janar) është 15.228./Telegrafi/

Sot 7 viktima dhe 1.732 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy