minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer” për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19 - Struga.info


Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer” për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot hyn në fuqi marrëveshja tripalëshe në mes Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe kompanisë “Pfizer/BioNTech”, për blerjen e 119.600 dozave të vaksinave kundër COVID-19.

Pas paralajmërimit të Komisionit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar për sigurimin e mekanizmit për shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes programit IPA me mjete në vlerë prej 70 milionë euro, Qeveria informon se sot hyn në fuqi marrëveshja tripalëshe në mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer”.

“Falënderojmë Austrinë mike, vendet tjera anëtare dhe Komisionin Evropian për solidaritetin. Kjo ndihmë për qytetarët e maqedonisë nuk do të ishte e mundur pa përpjekje e MPJ-së së Austrisë Shalenberg dhe Euro-komisionerin Varhelyi, të cilëve do të doja edhe personalisht ti shpreh mirënjohjet e mija, në veçanti duke pasur parasysh sfidën për sigurimin e vaksinave, si në vendete anëtare të BE-së, ashtu edhe globalisht”, thotë zv.kryeminstri për Çështje Evropiane.

Ai shtoi se me këtë marrëveshje nuk shteren gjitha mjetet, duke pasur parasysh atë se në kuadër të mekanizmit Maqedonisë së Veriut i u ndanë edhe 8,19 milion euro.

Advertisement

“Qeveria, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, do të vazhdojë me negociata për nënshkrimin e marrëveshjeve trepalëshe shtesë deri në shfrytëzimin e plotë të grant mjeteve. Ky furnizim konkret do të dorëzohet në baza katër mujore, duke filluar nga java e parë në maj, kur priten rreth 19,000 doza”, tha Dimitrov./Telegrafi/​

 

The post Sot hyn në fuqi marrëveshja trepalëshe mes RMV-së, Austrisë dhe “Pfizer” për furnizimin e 119.600 dozave të vaksinës kundër COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy