Spërkatje kundër mushkonjave për të dhjetën herë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2022 (e hënë), do të fillon dezinsektimi terestik në territorin e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 16.09.2022 ( e premte) dezisnsektimi nga ajri. Spërkatja do të kryhet sipas këtij orari:

“1. Dezinsketimi nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet më 12.09.2022 (e hënë), deri më 15.09.2022 (e enjte) nga ora 22 deri 03:00, të ditës së ardhshme”.

“2. Dezinsketimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të realizohet më 17.09.2022 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Gjithashtu njoftojnë bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Advertisement

Spërkatje kundër mushkonjave për të dhjetën herë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy