Temelkovski: Është rrënuar besimi në investimet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zore Temelkovski, kryetar nderi i Odës Ekonomike maqedono-bullgare, thotë se politika dhe pandemia kanë ndikuar negativisht në aktivitetet e investimeve reciproke midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për “Deutsche Welle”, biznesmeni arriti në përfundimin se ka ndikim politika në biznes dhe zvogëlimin e tregtisë midis dy vendeve.

“Në vitin e parë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, gjërat filluan të përmirësohen dhe ka një numër të kompanive tona që kanë investuar në Bullgari (Vitaminka, Kam Markets, Ading …) si dhe investime bullgare në vendi yne Por për shkak të krizës covid dhe më pas për shkak të bllokadës bullgare, një ritëm i tillë nuk vazhdoi.

Nuk humbi, por besimi u trondit, u krijua izolimi dhe fokusi u zhvendos nga sfera e biznesit në sferën e politikës.

Advertisement

Politikanët kanë marrë hapësirën mediatike me deklaratat e tyre. Ne u kthyem prapa, në vend që të shkonim përpara”, tha Temelkovski./Telegrafi/

Temelkovski: Është rrënuar besimi në investimet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy