Trençevska: Jemi duke punuar në rritjen e vëllimit dhe qasjesh së shërbimeve sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska sot në një intervistë për “Al Jazeera” ka folur për ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës dhe për të drejtat dhe shërbimit të personave me aftësi të veçanta.

“Me ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare, si target grup do të përfshihen zejtarët që do të lejohen të punojnë të dielave”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi komunikimin intensiv me Odën e Zejtarëve, e cila synon t’u përgjigjet kërkesave të tyre. Ajo shtoi se ndryshimet në ligj do të vlejnë për të gjithë artizanët, jo vetëm ata të zonave turistike.

“Sipas programit të punës së Qeverisë për vitin 2022, parashikohet rritje me 15% e së drejtës për një shtesë të veçantë për fëmijët me aftësi të veçanta deri në 26 vjeç. Me ndryshimet e bëra në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, parashikohet rritja e shtesës së posaçme, e cila aktualisht është në procedurë parlamentare.

Advertisement

Kemi bërë ndryshime edhe në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, ku parashikohet ulje e kufirit të moshës për prindërit me kompensim të përhershëm që kanë një fëmijë me aftësi të veçantë dhe deri në moshën 26 vjeçare janë kujdesur për të, domethënë në një institucion, kufiri ulet nga 62 në 60 vjeç për gratë dhe nga 64 në 62 për burrat”, tha ministrja.

Ajo po ashtu theksoi se me ndryshimet e parapara në Ligjin për mbrojtje sociale, janë ndryshuar kriteret për asistencë personale, ku do të përfshihen personat plotësisht të verbër si dhe personat me aftësi të veçanta të kombinuara./Telegrafi/

Trençevska: Jemi duke punuar në rritjen e vëllimit dhe qasjesh së shërbimeve sociale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy