Trençevska: Punojmë në avancimin e shërbimeve sociale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për profesionin si asistent personal për personat me aftësi të kufizuara të cilët kanë funksionalitet të reduktuar, nevojitet ndjeshmëri më e madhe dhe dëshirë për të kryer aktivitetin. Ky shërbim është futur me Ligjin për Mbrojtje sociale dhe ju përket personave me aftësi të kufizuara fizike më të rënda nga mosha 6 deri në 69 vjeç.

Për momentin në Kuvend janë ndryshimet e këtij ligj, me çka planifikojmë t’i përfshijmë edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo gjatë pjesëmarrjes në programin e mëngjesit në Radio Televizionin e Maqedonisë, informoi se për momentin ka 183 asistentë personal që ofrojnë shërbimin e asistencës personale të cilët shërbejnë si mbështetje për përdoruesit dhe vetë asistentët.

Ministrja përmendi se ofruesi më i madh i këtij shërbimi është Kryqi i Kuq. Trençevska theksoi se asistentët personal u nënshtrohen trajnimeve për të cilat marrin licencë pune si dhe gjatë punës kualifikimi vazhdon me qëllim të reflektimit të shërbimit më cilësor.

Advertisement

Trençevska ka folur edhe për bashkëpunimin me pushtetin lokal dhe rëndësinë e shërbimeve sociale në komunat e përshtatura me nevojat e qytetarëve.

Trençevska: Punojmë në avancimin e shërbimeve sociale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy