Trençevska në takim me Jan Kop: Holanda mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot ka takuar ambasadorin holandez në vend Dirk Jan Kop, me të cilën e konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, në sferat të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Holanda është mbështetëse e madhe e vendit tonë dhe për ne ka rëndësi të madhe. Bashkëpunojmë në shumë fusha të rëndësishme si mbrojtja e të drejtave të njeriut, kategoritë e margjinalizuara të qytetarëve, lufta për barazi gjinore dhe kundër çdo lloj diskriminimi, parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, tha Trençevska.

Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë vendi ynë nga Holanda për realizimin e aktiviteteve të nevojshme për zbatimin me sukses të Konventës së Stambollit. Rezultatet nga zbatimi i zgjidhjes dhe rregullores ligjore do të kontribuojnë në sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit më të madh të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Gjithashtu u theksua nevoja për një fushatë publike për ngritjen e vetëdijes për dhunën, përgatitja e së cilës është në fazën përfundimtare dhe do të fillojë së shpejti.

Ambasadori holandez theksoi mbështetjen e madhe të vendit në harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian, “sepse në këtë mënyrë vendi prezanton vlerat evropiane, por është edhe më e rëndësishme të sigurohet mbrojtje më e madhe e të drejtave të njeriut, e të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë Veriut”.

Advertisement

Në takim u bisedua edhe për përgatitjen e Ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili do të jetë në përputhje me nevojat e shoqërisë së re moderne. Në këtë drejtim, ajo paralajmëroi ndryshime në kohëzgjatjen e kontratave me afat të caktuar, forma të reja të kontratave, si vendosjen e punës nga shtëpia dhe puna në distancë, ndryshime në pushimin prindëror e të tjera.

Trençevska në takim me Jan Kop: Holanda mbështetës i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy