Tupançeski: ARM është partner i vlerësuar dhe i dëshiruar i NATO-s në mbrojtjen e paqes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 30 viteve të fundit kemi ndërtuar trajnime të mira, nјë Armatë të fuqishme dhe shumë e respеktuar, e cila ka qenë burim sigurie dhe stabiliteti, si në vend ashtu edhe në kornizat rajonale dhe botërore, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski me rastin e 18 Gushtit – Ditës së ARM-së.

Si një shtyllë e rëndësishme e pavarësisë sonë, Armata, thekson Tupançeski, pasqyron strukturën reale të shoqërisë maqedonase duke ruajtur sigurinë tonë dhe sigurinë e të afërmve tanë.

“Me përkushtimin e saj për reforma, profesionalizmin në kryerjen e detyrave përgjegjëse dhe rezultatet e arritura në misionet paqësore, ARM është partner i vlerësuar dhe i dëshirueshëm i Aleancës në mbrojtjen e vlerave të mëdha – paqes, sigurisë dhe demokracisë. Rezultatet e këtilla nuk janë të rastësishme dhe as të fituara brenda natës. Për to ishte e nevojshme shumë vite punë e përkushtuar, investim dhe vizioni i madh i oficerëve, eprorëve dhe gjeneralëve, për çka e shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të madh”, ka shkruar ministri Tupançeski.

Tupançeski: ARM është partner i vlerësuar dhe i dëshiruar i NATO-s në mbrojtjen e paqes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy