Ukrainasit që jetojnë në Maqedoni sot protestuan kundër agresionit rus në vendin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukrainasit që jetojnë dhe punojnë në Maqedoni protestuan sot për të shprehur mbështetjen për të afërmit, miqtë e tyre, të cilët janë të ekspozuar ndaj një sulmi brutal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Putini vret fëmijët”, “Putini është fashist”, “Paqe në Ukrainë” ishin disa nga parullat që ukrainasit përdorën në protestën e organizuar në sheshin “Maqedonia” për të shprehur mbështetjen për të afërmit dhe miqtë e tyre.

“Le të themi STOP luftërave në shekullin e 21-të. Le t’i themi STOP Luftës së Tretë Botërore dhe Jo vuajtjeve në gjithë Evropën që mund të sjellë agresioni, që po ndodh tani mbi popullsinë e pafajshme në Ukrainë”, njoftuan ata sot para nisjes së protestës.

Një nga folësit theksoi se qytetarët e Kievit po strehohen në metro dhe se gjërat nuk zgjidhen me dhunë./Telegrafi/

Advertisement

Ukrainasit që jetojnë në Maqedoni sot protestuan kundër agresionit rus në vendin e tyre shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy